Arbëri

Parlamenti Evropian i shqetësuar për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion

 

Shumë ngecje në luftën kundër korrupsionit në Kosovë janë shfaqur në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën, e që është në diskutim në Komitetin për Punë të Jashtme. Lufta kundër korrupsionit është vënë më së shumti re në këtë raport, ndërsa theksohet shqetësimi i madh i PE-së për shuarjen e Task-Forcës brenda Policisë së Kosovës për luftën kundër korrupsionit.

Në tetor të vitit të shkuar, Task-Forca edhe pse ishte një nga hallkat kryesore që për një dekadë u mor me hetim të korrupsionit të profilit të lartë, me vendim të Qeverisë Hoti, u shua. Arsyetimi i kryeministrit Hoti ishte që me shfuqizimin e këtij vendimi “do të bëhej ndarja e pushteteve”.