Arbëri

Katër shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji

Katër shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji
 

Në repartin COVID në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar katër shtatzëna, ka njoftuar drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli.

Ai ka thënë se gjendja e tyre shëndetësore është stabile, me dy prej tyre që pritet së shpejti të kryejnë lindjen pasi janë në javët e fundit të shtatzënisë.