Arbëri

Vonesat e vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë

Vonesat e vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë
 

Muaji shkurt ishte paralajmëruar si periudhë e arritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 në Kosovë. Deri tani asnjë asnjë syresh nuk është siguruar. Megjithatë, Isme Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i tha Zërit të Amerikës se dozat e para të vaksinave pritet të arrijnë javën e ardhshme ose në javën e parë të muajit mars.

“Siç jeni në dijeni Kosova një sasi bukur të madhe të vaksinës do ta marrë nga mekanizmi i COVAX-it. Dëshira e të dy palëve, edhe e Kosovës edhe e COVAX-it është që vaksina të vije sa më parë, por jemi dëshmitarë të asaj që ka mungesë të vaksinës për shkak të pamundësisë së prodhimit të sasisë së nevojshme apo aq sa po kërkohet nga shtetet. Pra kapacitetet janë më të ulëta”, tha Humolli.