Arbëri

Shahini: Mbi 50 mijë punëtorë humbën vendin e punës, 10 mijë operatorë falimentuan

 

(EkonomiaOnline) - Si pasojë e pandemisë 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë humbur vendin e punës, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini.

Përveç humbjes së vendit të punës, Shahini ka theksuar se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat kanë vështirësi në marrjen e pagave, siç thotë ai nga kriza pandemike më shumë se 10 mijë operatorë kanë falimentuar në tërë Kosovën.