Arbëri

Numërohen 98% e votave, VV-ja kryeson me mbi 48%

Mbi 97 për qind të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit janë publikuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhënat nga të cilat, Lëvizja Vetëvendosje del e pra, Partia Demokratike e Kosovës e dyta dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës.

97,79 të votave të përgjithshme janë numëruar sipas rezultateve nga KQZ-ja, që i bie se tashmë gati të gjitha janë të numëruara dhe rezultati përfundimtar nuk mund të ndryshojë paraqitjen e partisë fituese.

KQZ-ja nga numri total i votave, ka nxjerrë se fletëvotime të vlefshme janë 775.065, ndërsa ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës.

Parti e katërt nga këto zgjedhje ka dalë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe e pesta Nisma me më pak vota se sa i duhen për ta kaluar pragun.

Në Prishtinë VV-ja ka marrë 64,13 për qind të votave. LDK-ja 17,15 për qind dhe PDK-ja 11,99 për qind.