Arbëri

Kurti e Osmani fitimtarë

Foto: AP
Foto: AP
 

Partinë që merr pjesë në zgjedhje prej vitit 2010, rezultatet preliminare e kanë nxjerrë me më shumë vota se LDK-në e epokës së ish-presidentit Ibrahim Rugova në dy palë zgjedhjet e para të pasluftës. Derisa LDK-ja atëbotë pati fituar 45.7 për qind (2001) dhe 45.42 (2004), mbështetur në rezultatet preliminare, LVV-ja ka fituar rreth 48 për qind, apo 320 mijë vota. Në koalicion me LVV-në ishte edhe Lista e Vjosa Osmanit, e cila ndau rrugët me LDK-në vitin e kaluar

Prishtinë, 14 shkurt - Rekord të ri në historinë parlamentare të Kosovës ka vendosur Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, në zgjedhjet e 14 shkurtit. Partinë që merr pjesë në zgjedhje vetëm prej vitit 2010, rezultatet preliminare e kanë nxjerrë me më shumë vota se LDK-ja e epokës së ish-presidentit Ibrahim Rugova në dy palë zgjedhjet e para të pasluftës.

LDK-ja atëbotë pati fituar 45.7 për qind (2001) dhe 45.42 (2004). Pas 20 vjetësh, LVV-ja ka fituar 47.69 për qind apo 320 mijë vota nga mbi 90 për qind të vendvotimeve të procesuara. Në koalicion me LVV-në ishte edhe lista e Vjosa Osmanit e cila ndau rrugët me LDK-në vitin e kaluar.