1 perditesime
07:43

Latifi: Moti i ftohtë deri të mërkurën

Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, ka thënë se deri të mërkurën do të ketë mot të ftohtë dhe me reshje bore.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga temperaturat e ftohta dhe nga rrëshqitjet në rrugë që janë krijuar nga shtresa e borës.

“Siç e përmende, është edhe sezoni kur duhet të ketë temperatura të tilla. Duke pasur parasysh se sot gjithë qytetarët do të jenë në lëvizje, duhet të keni kujdes nga temperaturat dhe rrëshqitjet në rrugë, për shkak të shtresës së krijuar nga bora. Në viset malore temperatura më e ulët do të jetë minus 14 gradë Celsius, e në ato urbane deri minus 10 gradë. Deri të mërkurën do të kemi temperatura të ulëta, nga e mërkura e tutje do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave. Minimalja do të jetë nga minus 11 gradë Celsius deri minus 4, e maksimalja do të shkojë deri në 3 gradë Celsius”, ka thënë Latifi për KTV.

06:55

Mot i ftohtë dhe me reshje bore gjatë ditës së sotme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftim.