Arbëri

12 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 12 persona kanë vdekur në Shqipëri nga koronavirusi. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe nga 3994 testime, 1152 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Në anën tjetër, janë shëruar 740 pacientë, duke çuar numrin total në 55,983 që nga fillimi i pandemisë.