Arbëri

Dumoshi prezanton programin e LDK-së për kulturën

Descriptive Text

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka prezantuar planin e LDK-së për kulturën. Ajo tha se fokus do t’u jepet krijuesve të pavarur.

“Në programin tonë janë fuqizimi i institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë përmes pavarësisë financiare. Ne i kemi pavarësi që është hap i rëndësishëm. Pjesa e dytë është përkrahja e krijuesve të pavarur që kemi pasë komunikim të jashtëzakonshme. Që aga fillimi i mandatit kam kërkuar si ta rregullojmë pjesën që i jep shumë kulturës në Kosovë dhe jashtë. Prioritet është ta krijojmë një ombrellë që do jenë të gjitha, sidomos fusha e të pavarurve. Do tu jepet rëndësi organizatave që janë të fuqishme në prezantimin e kulturës. E kemi digjitalizimin e institucioneve tona”, tha ajo në "Zgjedhjet në Kohë" në KTV.

Dumoshi tha se për arsye të ndryshme, një prej të cilave pandemia me COVID-19, Ministrisë i janë zbritur 9 milionë euro nga buxheti.

“Ka qenë vit sfidues. Ministrisë 9 milionë iu kanë zbritë për arsye të ndryshme. Investimet kapitale deri vonë nuk kemi mundur t’i procedojmë. Tash buxheti është rreth 35 milionë, gjithmonë në buxhete kanë qenë edhe 10 milionë të AKP-së që nuk janë shfrytëzuar. Programin tonë me këtë gjendje pandemie, me menaxhimin që do ta bëjmë do t’i përfshijmë të gjithë kërkesat, t’i harmonizojmë. Por së pari duhet të rregullohet statusi i të pavarurve. Pjesa e të pavarurve në historinë e ministrisë, i kemi mbështetur me mbi 1 milion euro”, tha ajo.