Arbëri

KQZ-ja ka pranuar 15 mijë e 966 pako me fletëvotime nga jashtë deri tash

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës.

KQZ-ja njofton se deri në orën 16:00 të ditës së sotme, janë pranuar 15 mijë e 966 fletëvotime.

“Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966. Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara”, ka njoftuar KQZ-ja.