Arbëri

600 milionë euro investime për ujitjen e tokave bujqësore, nis me Pejën, Vushtrrinë dhe Vitinë

600 milionë euro investime për ujitjen e tokave bujqësore, nis me Pejën, Vushtrrinë dhe Vitinë
 

(Kosovapress) - Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa të enjten ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë”, me kryetarin e komunës së Pejës, Vitisë dhe Vushtrrisë.

Ministri në detyrë Mustafa tha se projekti për Master planin për ujitjen e tokave bujqësore është në vlerë 600 milionë euro dhe do të implementohet në 10 - 12 vjetët e ardhshme për të futur nën ujitje edhe 70 mijë hektarë tokë bujqësore në tërë vendin.