Arbëri

Haradinaj-Stublla: Është mirë që Serbia të dëgjojë thirrjet e përsëritura të Washingtonit për njohje reciproke

 

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, thotë se është mirë që Serbia të dëgjojë thirrjet e përsëritura të Washingtonit për njohje reciproke, për t’i dhënë paqen e qëndrueshme rajonit dhe për të nisur një kapitull të ri të fqinjësisë së mirë.

Haradinaj-Stublla e ka thënë këtë gjatë takimit me ambasadorin e deritanishëm të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. Dinosha është duke e përfunduar misionin e tij diplomatik në Kosovë.