Arbëri

LDK-ja gjobitet me 2000 euro për shkeljen e masave anti-COVID në tubimin në Prizren

LDK-ja gjobitet me 2000 euro për shkeljen e masave anti-COVID në tubimin në Prizren
 

Prizren, 5 shkurt – Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren është gjobitur me 2 mijë euro nga inspektorati për shkak të shkeljes së masave anti-COVID në tubimin e mbajtur të premten në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj ka njoftuar për gjobitjen e këtij subjekti politik përmes rrjeteve sociale.