Arbëri

KQZ-së i fluturojnë çmimet: artikullin e 30 centëve më 2017 e paguan 3 euro pas dy vjetësh

Devijime të konsiderueshme të çmimeve të kontraktuara krahasuar me ato të tregut kanë ndodhur në tenderin për shtypjen e materialeve zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 6 tetor të vitit 2019. Tenderin për shtypjen e materialeve në vlerë prej 88 mijë e 998 euro e kishte fituar kompania “Blendi”. E, çmimet me të cilat kishte ofertuar kanë qenë shumë më të larta krahasuar me ofertën e vitit 2017, ku e njëjta kompani ishte shpallur fituese.

 

Komisionit Qendror Zgjedhor, në periudhën brenda dy vjetëve, i kanë fluturuar çmimet për shtypjen e materialeve zgjedhore. Derisa në vitin 2017 librin e votimit A4 e kishte kontraktuar për 30 centë, pas dy vjetëve të njëjtin produkt nga e njëjta kompani e ka paguar gati 3 euro. Devijime të konsiderueshme të çmimeve të kontraktuara me çmimet e konkurrencës në tregun e lirë ka pasur edhe në produkte tjera të cilat i ka identifikuar KOHA. Derisa KQZ-ja ka heshtur, kompania ka arsyetuar çmimet e larta me mungesën e përvojës kur ka aplikuar për herë të parë, por edhe produktet që është dashur t’i blejë nga Serbia me çmime më të larta për shkak të taksës prej 100 për qind

Devijime të konsiderueshme të çmimeve të kontraktuara krahasuar me ato të tregut kanë ndodhur në tenderin për shtypjen e materialeve zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 6 tetor të vitit 2019. Tenderin për shtypjen e materialeve në vlerë prej 88 mijë e 998 euro e kishte fituar kompania “Blendi”. E, çmimet me të cilat kishte ofertuar kanë qenë shumë më të larta krahasuar me ofertën e vitit 2017, ku e njëjta kompani ishte shpallur fituese.

Derisa në vitin 2017 librin e votimit A4 e kishte shtypur për 30 centë, në vitin 2019 të njëjtin shërbim KQZ-ja e ka kontraktuar për 2,95 euro. Në total, institucioni që merret me organizimin e zgjedhjeve ka paguar rreth 8 mijë euro më shumë për 3 mijë libra të votimit.