Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD-ja “gjobë” Zemajt për mosrespektim të masave, kërkojnë faljen e qytetarëve

Partia Socialdemokrate e Kosovës përmes një aksioni simbolik i ka vendosur “gjobë” ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për mosrespektim të masave anti -Covid gjatë tubimeve të partive politike.

Anëtari i kësaj partie Frashër Krasniqi, ka thënë se është e pakuptimtë që si ministri në detyrë, Zemaj shkelë rregullat që vetë i ka miratuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka kërkuar që të gjithë qytetarët të falen për gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë.

“Sot vendosëm në mënyrë simbolike me dënuar ministrinë Zemaj, për mosrespektim të masave. Bëjmë thirrje publike që të falen të gjithë qytetarët që janë dënuar gjatë pandemisë. Njerëzit e pasur kanë përfituar nga pandemia, janë dënuar vetëm qytetarët e varfër”, tha ai./EO