Arbëri

Edhe sot reshje bore në Kosovë

Edhe sot reshje bore në Kosovë
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.