Arbëri

Rama: VV-ja nuk do ta ndërrojë listën, Daka qëllim ka pengimin e Albin Kurtit

Rama: VV-ja nuk do ta ndërrojë listën, Daka qëllim ka pengimin e Albin Kurtit
 

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Alim Rama, është i bindur se të gjithë kandidatët e kësaj partie në listë janë në pajtueshmëri me ligjin dhe se të gjithë do të jenë kandidatë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Rama në Express Intervistën në KTV, tha se pas refuzimit të sotëm të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të udhëzuar KQZ-në të certifikojë si të plotë listën e VV-së, tha se do të ankohen në shkallën e fundit, në Gjykatën Supreme.