Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se janë duke zhvilluar takime të shumta me qytetarët dhe njëkohësisht, po i respektojnë masat anti-Covid.
Musliu ka deklaruar në Interaktiv të KTV-së se janë duke i ftuar qytetarët t’i respektojnë masat dhe kujdesin e tyre përballë pandemisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kemi të vështirë t’i përballojmë ftesat e takimeve ku organizohen me qytetarë. Janë takime informuese, mobilizuese dhe orientuese për fushatën zgjedhore. Ne jemi munduar në çdo takim të bëjmë thirrje për respektim të masave anti-Covid mirëpo s’mund t’i injorojmë ftesat e qytetarëve”, ka deklaruar ajo.
Ish-deputetja e PDK-së ka potencuar se ajo vazhdimisht mban maskë mirë këtë s’mund t’ua imponojë edhe qytetarëve në takime.
Unë mbaj maskë në shumicën e rasteve, shëndeti im nuk është aspak më i rëndësishëm se i qytetarëve. Në masë maksimale jam kujdesur t’i respektoj masat, ende nuk e kam kaluar sfidën me COVID-19. Kemi pasur raste të rënda dhe të lehta brenda grupi të PDK-së që janë infektuar me koronavirus”, ka deklaruar Musliu.