Arbëri

Shtetet e Quintit bëjnë thirrje që procesi zgjedhor të mos ketë ndërhyrje politike

Shtetet e Quintit bëjnë thirrje që procesi zgjedhor të mos ketë ndërhyrje politike
Foto: KOHA
 

Lidhur me procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shtatorit, shtetet e Quintit në Kosovë kanë bërë thirrje për qetësi dhe pjekuri.

Përmes një komunikate, Ambasada amerikane në Kosovë shkruan se ambasadorët e Quintit janë takuar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shprehur angazhimin e tyre në procesin e lirë dhe të sigurt zgjedhor. Gjithashtu në takim thonë se është diskutuar edhe monitorimi i procesit zgjedhor dhe respektimi i masave anti-Covid gjatë 14 shkurtit.