Një person i moshës 29-vjeçare nga Lipjani ka vdekur nga koronavirusi. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, kur ka prezantuar shifrat e të vdekurve dhe rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas IKSHPK-së, rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).
Sot janë raportuar 311 raste me COVID-19.