Arbëri

Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Nuk është ekip i sezoneve

Foto: Alban Bujari / KOHA

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, e ka krahasuar LDK-në me ekipin e tij të preferuar të futbollit, Liverpoolin.

Edhe pse rezultatet e ekipit nuk janë fort të mira kohët e fundit, Hoti thotë se ka themele të forta, ashtu si Lidhja Demokratike.

“Sikur Liverpooli, nuk është ekip i sezoneve të caktuara, ekip që ka një shekull. Ekip që ka një shekull të tërë, ka themele të forta”, tha ai para mediave kur mori pjesë në inaugurimin e një stadiumi.

Hoti gjatë vizitave, ka thënë se në tryezën e dialogut me Serbinë nuk diskutohet për shkëmbim territoresh.

“Dialogu e kemi filluar mbi parime te qarta që përfundoj me njohje reciproke dhe nuk diskutohet tema e shkëmbimeve të territoreve dhe këtë e kem bërë të qartë para qytetarëve dhe në raportimin në Kuvendin e Kosovës”.