Arbëri

Kërkohet monitorim i detajuar i ndërmarrjeve energjetike për ndërprerjet e rrymës

Kërkohet monitorim i detajuar i ndërmarrjeve energjetike për ndërprerjet e rrymës
Qytetarët ankohen për ndërprerje të rrymës, KEDS thotë se 99 për qind e qytetarëve nuk kanë ndërprerje, ndërsa ZRRE thotë se është informuar që ndërprerjet që kanë ndodhur kanë ardhur si pasojë e mbingarkesës së rrjetit...
 

Prishtinë, 24 janar - Qytetarët e vendit edhe 21 vjet pas luftës po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë. Vërshimet dhe reshjet e fundit të borës dhe shiut kanë ndikuar që të ketë prishje në rrjetin elektrik.

Për Dardan Abazin, hulumtues në INDEP ndërprerjet e shpeshta të energjisë shpërfaqin problemin që ka të bëjë me monitorimin e ndërmarrjeve të energjisë nga ana e ZRRE-së.