Arbëri

Kadrijaj: Hoxhaj është hajgarexhi, vazhdimisht është ankuar kundër UÇK-së

Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka quajtuar hajgarexhi kandidatin për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj.

Kadrijaj ka shkruar në Facebook se Hoxhaj është ankuar vazhdimisht për anëtarët e partisë së tij që ishin në UÇK, se po e marrin në qafe Kosovën.

“Enver Hoxhaj është hajgarexhi. Në karrierën e vet nuk ka lënë derë pa çelë me u anku për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja, se po e marrin në qafë Kosovën”, ka shkruar ajo.

Kadrijaj ka potencuar se figura e kandidatit të PDK-së për kryeministër është e zbehtë për t’u hapur luftë heronjve të Kosovës.

Sot, ai po mundohet me ua zënë vendin. Po e zbeht është figura e tij me hapë luftë me heronjtë e Kosovës, siç është edhe Ramush Haradinaj, që me Amerikën dhe Evropën e çliruan Kosovën e me ata edhe po e ndërtojnë”, ka shkruar tutje Kadrijaj.