Arbëri

Moska paralajmëron hakmarrje ndaj Shqipërisë për shpalljen “non grata” të një diplomati rus

Moska paralajmëron hakmarrje ndaj Shqipërisë për shpalljen “non grata” të një diplomati rus
Ambasada e Rusisë në Tiranë
 

Moska zyrtare paralajmëron përgjigje ndaj vendimit të Shqipërisë për shpalljen non grata të një diplomati rus. Shqipëria përzuri një diplomat rus të enjten, për shkak se ka refuzuar të respektojë masat e ndërmarra nga autoritetet shëndetësore shqiptare për kufizimin e përhapjes së koronavirusit të ri dhe se sjellja e tij nuk ka ndryshuar as pas notave të protestës të dërguara te ambasadori Mihail Afanasiev.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë deklaroi se diplomati rus i akredituar në Shqipëri, Alexey Krivosheev, ka shkelur “në mënyrë të përsëritur” rregullat anti-COVID të Shqipërisë dhe për këtë arsye, “me keqardhje” shpallet non grata dhe do të duhet të largohet nga Shqipëria brenda 72 orëve.