Qindra qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Bujanoc për të marrë vaksinën anti-COVID që po jepet nga autoritetet shëndetësore të Serbisë.
Siç raportojnë mediat serbe, shqiptarë të shumtë nga disa komuna në Kosovë janë në Bunjanoc për vaksinën anti-COVID. Ato raportojnë se qytetarët kryesisht janë nga Gjilani dhe komunat përreth.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bujanovacke” shkruan se drejtori i Qendrës Shëndetësore aty ka thënë se ky institucion u jep vaksinat anti-COVID qytetarëve të Kosovës, vetëm me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi.
Në fakt, Serbia kishte sjell disa doza të vaksinës anti-COVID-19 në Mitrovicë të Veriut në fund të dhjetorit, por pas reagimit të institucioneve të Kosovës, procesi u ndalua. Për këtë çështje, inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën ka bastisur edhe shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë, në kërkim të vaksinave ilegale të sjella nga Serbia. Pas kësaj, Qeveria e Serbisë ka vendosur që serbët e Kosovës të marrin vaksinën anti-COVID-19 në Kurshumli, qytet në kufi me Kosovën.