Arbëri

Verifikohen listat, 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin

Verifikohen listat, 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin
 

47 kanditatë për deputetë nga rreth 1 mijë e 80 nga gjithsej kandidatë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

"15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë që nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjeve të përgjitshme, germen "ç" e cila specifikon se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person i cili është i shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Pas pranimit të këtyre përgjigjeve zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim do të përgatitë rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. Këto rekomandime do të paraqiten në mbledhje të KQZ-së", ka thënë ai.