Arbëri

Apeli ia zbut dënimin Shukri Bujës

Apeli ia zbut dënimin Shukri Bujës
 

Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka zbutur dënimin ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja.

Buja në shtator të vitit të kaluar ishte dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për rastin e njohur si “Feronikeli”. Në këtë rast janë përfshirë dhe tetë persona tjerë. Buja akuzohej për marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.