Arbëri

Blinken: E duartrokas angazhimin e administratës Trump për Kosovën dhe Serbinë

Blinken: E duartrokas angazhimin e administratës Trump për Kosovën dhe Serbinë
Antony Blinken (Foto: AP)
 

I nominuari për pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka folur me tone pozitive për angazhimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një seance të konfirmimit të mbajtur në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ai u pyet nga senatori Ron Johnson në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e raporteve Kosovë - Serbi të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington. Johnson tha se gjërat nuk po përmirësoheshin derisa nuk u paraqit Richard Grenell me idenë e normalizimit të raporteve ekonomike.