Arbëri

Rimëkëmbja me skema sociale

Rimëkëmbja me skema sociale
 

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka dorëzuar në Qeveri vendimin për dyfishimin e skemës sociale për tre muaj, si dhe vendimin për rritjen prej 30 eurosh të pensioneve që janë nën 100 euro. Ndërsa, përfaqësuesit e bizneseve do t’i drejtohen me një letër kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, lidhur me masat e fundit të aprovuara në Qeveri nga programi i rimëkëmbjes për vitin 2021, të cilat, sipas tyre, nuk i plotësojnë as për së afërmi nevojat e tyre

Prishtinë, 18 janar - Zbatimi i masave nga Programi i rimëkëmbjes për 2021-n, i miratuar të premten, do të varet nga të hyrat buxhetore dhe shfrytëzimi i bilancit bankar. Por, tashmë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka proceduar në Qeveri vendimin për dyfishim të asistencës sociale për janar, shkurt dhe mars, si dhe për rritjen e pensioneve për 30 euro për të gjithë përfituesit e skemave pensionale që marrin shumën deri në 100 euro.

Këto pritet të jenë masat e para nga ky program që do të zbatohet, si dhe masa prej 6.5 milionë eurosh për subvencionimin e pagave për bizneset. Por, kjo e fundit, po shihet e pamjaftueshme nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët thonë se shuma e akorduar nuk i plotëson as për së afërmi nevojat për sektorin privat.