Arbëri

Daka për verifikimin e votuesve nga jashtë: Procesi është i komplikuar, kritikat janë dashakeqe

Daka për verifikimin e votuesve nga jashtë: Procesi është i komplikuar, kritikat janë dashakeqe
 

Prishtinë, 18 janar (EkonomiaOnline) - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka vizituar qendrën e thirrjeve ku po verifikohen aplikuesit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ajo ka thënë se verifikimi është proces i komplikuar dhe se janë duke bërë të pamundur që të gjithëve t’u mundësohet të votojnë. Daka ka sqaruar se janë verifikuar 8.000 aplikuesw, madje i ka quajtur dashakeqe kritikat lidhur me këtë proces.