4 perditesime
20:27

Haradinaj zbulon listën e plotë të AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zbuluar listën e plotë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Në krye të listës është vetë Haradinaj, ndonëse ai ka thënë se nuk është kandidatë për kryeministër, por për president.

“Në Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore, të rinj e të reja të cilët kanë arritur të mirëpërgatiten profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndër ta janë Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora. Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore. Kjo ofertë e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

AAK-ja për këto zgjedhje ka bërë marrëveshje me Partinë Demokristiane të Kosovës, e cila ka propozuar disa emra në listën prej 110 kandidatëve.

Lista e plotë e kandidatëve të AAK-së. Kliko në galeri për të parë të gjithë emrat

18:59

Fjala garon me 25 kandidatë në këto zgjedhje

Partia Fjala do të garojë me 25 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Listës do i prij Gëzim Kelmendi, pasuar nga Hasim Shtërbani dhe Hana Hoxha.

Fjala në dy palë zgjedhjet e fundit nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Lista e plotë:

1.Gëzim Kelmendi

02.Hasim Shtërbani

03.Hana Hoxha

04.Avni Çakmaku

05.Berat Dajaku

06.Shkurte Haradinaj

07.Muamer Jakupi

08.Blerim Kajtazi

09.Hajrije Hajraj

10.Xhavit Dalloshi

11.Musa Krasniqi

12.Aresa Hoti

13.Flamur Bytyqi

14.Arlind Ramadani

15.Hidajete Kajtazi

16.Erxhan Muharremi

17.Arbër Rexhepi

18.Mirjeta Gashi

19.Nderim Sejdiu

20.Rinor Kelmendi

21.Ajhan Çigtekin

22.Hysni Çakmaku

22.Arton Saliuku

24.Myrvete Salihu

25.Rritfort Vitija

18:15

Zbulohet lista e 60 të parëve të AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për certifikim në KQZ.

Listës do i prij kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në vazhdim e gjeni listën e 60 kandidatëve të parë në listë.

17:56

Dhjetëshja e parë e AAK-së

AAK-ja ka dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputet. Asaj I prin Ramush Haradinaj, ndonëse ai nuk është kandidat për kryeministër.

Burimet e KOHËS kanë mësuar se dhjetëshja e parë e AAK-së, është kjo: Ramush Haradinaj, Shemsedin Dreshaj, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Albena Reshitaj, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala.

17:52

AAK-ja dhe Fjala dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Fjala, kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për certifikim në KQZ.

Avni Çakmaku, anëtari i kryesisë së partisë “Fjala”, tha se pret nga këto zgjedhje të jashtëzakonshme që të ketë ndryshim, e që sipas tij është i domosdoshëm.

"Ato vlera të cilat nevojiten Kosovës të jenë prezentë e jo i gjitha kalkulimi i gjitha partive politike të cilat e kanë pasur ekzekutivin, por edhe legjislativin kanë punuar me një kod moral, i cili e ka degraduar shoqërinë kosovare tej mase. Shpresojmë që do të jetë mbarëvajtja e mirë, shpresojmë që nuk do të na mohohet e drejta që t'i kemi komisionerët tanë të cilët do të na ruajnë votën e fjalës", ka deklaruar ai.

Listën e ka dorëzuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, megjithatë ata nuk kanë dashur të flasin para mediave./KP/