Arbëri

Dy ditët e ardhshme në Kosovë, të ftohta dhe me intervale me diell

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të jenë të qëndrueshme masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore.

Sipas IHK-së, më 15 dhe 16 janar do të mbretëroj mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese. Në fushat barike kemi rënie ashtu si dhe në ato termike. Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore (kryesisht ditën e shtune)”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.