1 perditesime
13:39

Humolli: Shumë shpejt pritet të nisë vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë


Isme Humolli e OBSH-së në Kosovë ka thënë se vaksinimi në Kosovë do të fillojë shumë shpejt, por se duhet të vazhdohet me respektimin e masave, si mbajtja e maskave, distanca e higjiena.

Ajo ka thënë se kjo organizatë ka qëndruar që nga fillimi afër qytetarëve për tejkalimin e situatës me pandeminë.

Ka shtuar se është duke u bërë faza e fundit e përgatitjes për vaksinimin kundër COVIDIT.

E ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është pyetur për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Ai ka thënë se është krijuar një praktikë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut. Por, Zemaj i ka bërë thirrje gjitha subjekteve politike që ta kenë parasysh se virusi është prezent.

Sa i përket masave, ai ka thënë se do të bëhet kategorizimi dhe se gjendja është e qetë, por se nuk do të thotë që nuk duhet pasur kujdes.

13:14

SHSKUK-ja pranon një donacion nga OBSH-ja dhe Gjermania me vlerë 2.15 milionë euro

SHSKUK-ja ka pranuar një donacion me paisje mjekësore nga OBSH-ja dhe Gjermania me vlerë 2.15 milionë euro.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka falënderuar për bashkëpunim dhe për donacionin e radhës qeverinë gjermane.

“Ky donacion dhe bashkpunim përmban shumë paisje vlera e të cilit është 2.15 milionë euro, e gjithë kjo në fokus për luftën ndaj pandemisë Covid-19”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se pa këtë bashkëpunim nuk do të mund ta menaxhonin situatën me pandeminë.

Ai ka insistuar sërish se Kosova është ndër vendet që renditet më së miri në rajon dhe Evropë për situatën me pandeminë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorg Rohde, ka thënë se ky donacion është për ta ndihmuar Kosovën për ta kaluar stuatën me pandeminë.
Ai ka treguar se janë ndarë 5 milionë euro për ta mbështetur pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Rohde ka bërë apel që të respektohen masat ant-COVID.