Arbëri

Rukiqi e quan hipokrizi kërkesën e partive për respektim të masave

Rukiqi e quan hipokrizi kërkesën e partive për respektim të masave
 

(Ekonomia Online) - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi e ka konsideruar të padrejtë që nga qytetarët po kërkohet respektim i masave për parandalimin e koronavirusit, derisa subjektet politike po mbajnë tubime.

Madje, Rukiqi e ka quajtur hipokrizi pasi që institucionet po bëjnë thirrje për respektim të ligjit, kurse këtë të fundit në të njëjtën kohë po e shkelin ligjin.