Arbëri

Katër shqiptarë në mesin e 325 të akuzuarve të grupit mafioz “Ndrangheta”

Foto: AP

Katër shqiptarë janë në mesin e 325 të akuzuarve të grupit mafioz më të fuqishëm të Italisë, “Ndragheta”. Ky grup do të përballet me drejtësinë italiane në një nga proceset gjyqësore më të mëdha, pasi në dosje si të dyshuar janë të përfshirë politikanë, avokatë dhe biznesmenë.

Robert Lazaj, Afred Lucaj, Eduard Tahiri, dhe Florian Tahiraj janë shqiptarët e akuzuar si pjesëtarë të grupit, si dhe ish-avokati Giancarlo Pittelli e politikani Nicola Adamo. Prokurori i çështjes, Nicola Gratteri ka theksuar se gjyqi do të zbulojë jo vetëm krimet e Ndragetas, por edhe përfshirjen e zyrtarëve.