Arbëri

Pesë të vdekur e 656 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë të vdekur e 656 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19 pesë qytetarë, ndërkohë që janë shënuar 656 raste të reja pozitive.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 është rritur në 64.627, kurse i të vdekurve më 1.252.