Arbëri

Von Cramon: Nga zgjedhjet duhet të dalë Qeveri që nuk zgjat vetëm disa muaj

Von Cramon: Nga zgjedhjet duhet të dalë Qeveri që nuk zgjat vetëm disa muaj
 

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon, konsideron se sfidat ekonomike e politike që e presin Kosovën kërkojnë gatishmërinë e të gjitha forcave politike për ta kaluar një situatë të tillë.

Në një përgjigje për KOHËN, ajo ka thënë se për shkak të shqetësimeve politike të vazhdueshme që lidhen me pandeminë dhe zgjedhjet e parakohshme, Kosova po përballet me një fazë të jostabilitetit ekonomik e politik. E që, sipas saj, në një të ardhme të afërt, vendi duhet të përpiqet për të kundërtën e asaj që po ndodh.