Arbëri

Beqaj: Aktgjykimi i Kushtetueses e ka komplikuar edhe më shumë situatën

Politologu Behlul Beqaj ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar sot në version të plotë e ka komplikuar edhe më shumë situatën në të cilën ndodhet vendi.

Ai në DESKU-n e KOHËS ka thënë se me një veprim të tillë ka lënë hapësirë që edhe po t’i fitojë zgjedhjet Albin Kurti i VV-së apo ndonjë tjetër, përsëri dikush t’i drejtohet Kushtetueses.

“Ka krijuar një konfuzion juridik që me këtë aktvendim e ka komplikuar edhe më shumë situatën për faktin që ndoshta do të ndalohet çështja e kandidimit për deputetë, por sipas të gjitha gjasave ajo që e pash në këtë aktgjykim që nesër pasnesër nëse Kurti bëhet kryeministër dhe dikush i drejtohet Kushtetueses atëherë besoj që është prapavijë që e komplikon situatën edhe pas këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Ai thotë se nuk është sqaruar asgjë vetëm se e ka komplikuar këtë situatë.

Beqaj ka thënë se ka mbivalencë duke bërë që edhe juristët të kenë mendime të ndryshme.

Ai ka thënë se ka shumë kundërthënie, duke shtuar se janë përzier kompetencat e ligjit me Kushtetutën.

“Kjo rikonfirmon nevojë për rishikim të Kushtetutës”, ka shtuar ai.