Arbëri

IKSHPK-ja sqaron rastin e 19-vjeçares: Dy herë rezultoi pozitive në testin për COVID-19

IKSHPK-ja sqaron rastin e 19-vjeçares: Dy herë rezultoi pozitive në testin për COVID-19
 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka sqaruar rastin e një 19-vjeçareje nga Mitrovica që të hënën vdiq e që u përfshi në listën e vdekjeve nga COVID-19. 19-vjeçarja N.Sh. vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku u dërgua nga Spitali i Mitrovicës pas përkeqësimit të gjendjes. Ajo në Mitrovicë po trajtohej për një problem tjetër shëndetësor.

Familja e saj e vuri në dyshim raportimin e IKSHPK-së dhe u deklarua se të premten do të flasë për rastin.