Arbëri

Vdiq profesori Riza Smaka

Profesori Riza Smaka ka vdekur sot në moshën 78-vjeçare, kanë bërë të ditur familjarë të tij përmes rrjeteve sociale.

Smaka u lind në Pejë në vitin 1943, diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, magjistroi më 1979 dhe doktoroi më 1987.

Ishte profesor universitar dhe ekspert i çështjeve juridike si dhe anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës.

Ka ushtruar edhe shumë funksione të tjera të larta shtetërore.