Arbëri

Foshnja e parë e vitit 2021 në Kosovë është vajzë

Fëmija i parë i lindur në vitin 2021, është një vajzë. Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK), ka thënë se foshnja ka lindur në orën 00:01.

“Bëhet fjalë për një foshnje të gjinisë femërore me peshë 3.4 kg dhe gjendja shëndetësore duket që është stabile megjithatë ka lindur me prerje cezariane dhe është në kujdesin intensiv. Ndërkohë që nëna për herë të parë është bërë nënë dhe për koincidencë është një punëtore shëndetësore nga komuna e Ferizajt. Kështu që i urojmë që është bërë nënë dhe vajzës i dëshirojmë shëndet e mbarësi në jetë dhe me urimin që do të rritet pa COVID", ka thënë Krasniqi, përcjell Kp-ja.