Arbëri

AAK-ja synon t’i fitojë zgjedhjet e vetme, thotë Muharremaj

 

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Ramush Haradinaj i plotëson të gjitha kushtet për të qenë president i vendit.

Tutje, ai tha se në zgjedhje do të garojnë për të parët.

Ndërsa sa i përket arritjes së një koalicionit para zgjedhor, Muharremaj tha se po presin përfundimin e zgjedhjet, për të parë mundësinë e një bashkëpunimit pas zgjedhore me partitë politike.

“Unë besoj që të gjitha kushtet i plotëson zotëri Haradinaj për të qenë president i vendit por në Kosovë, Parlamenti e zgjedh presidentin dhe kryeministrin. Ne jemi përgatitur për zgjedhje të jashtëzakonshme siç do parti tjetër mirëpo do t’i presim rezultatet e zgjedhjeve se kush do të dalë e para apo e dyta. Unë mendoj se do të ketë koalicione pas zgjedhjeve. Ne garojmë për të parët për kryeministër por edhe për president. Mirëpo po presim derisa të përfundojnë zgjedhjet që të shihet mundësia e koalicioneve. Unë do të kandidojë për zgjedhje lokale dhe kjo është vendosur nga Këshilli drejtues i partisë. Ne veç jemi dakorduar që për vitin e ardhshëm do të jem kandidat potencial për kryetar të komunës së Suharekës”, u shpreh ai për Ekonomia Online.