Arbëri

Dyshimet për Grantin 5.2 - milionësh çojnë komunat në rivlerësim

Është shpallur i pavlerë një raport performance, mbi bazën e të cilit në shtator ishin shpallur një numër komunash përfituese të Grantit në vlerë 5.2 milionë euro.

 

Është shpallur i pavlerë një raport performance, mbi bazën e të cilit në shtator ishin shpallur një numër komunash përfituese të Grantit në vlerë 5.2 milionë euro.

Vendimin e ka firmosur të hënën ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, rreth një muaj pasi KOHA ka raportuar për dyshimet që i kishin hedhur për procesin Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe kryetarët e komunave veç e veç.