Arbëri

GAP: Qeveria të marrë parasysh industritë që kanë rënie të lartë ekonomike

Foto: Koha
 

Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi mungesën e qasjes sektoriale në programin për rimëkëmbjen ekonomike.

Përmes raportit që ka publikuar, thuhet se argumentohet se si pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë jo-proporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë, dhe meqë vendimet e Qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit biznesor dhe lëvizjes së qytetarëve të cilat ishin marrë për të parandaluar përhapjen e virusit nuk janë të njëjta për secilën industri, rrjedhimisht edhe efektet ekonomike dallojnë.