Arbëri

IKSHPK-ja organizon testime për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti”

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se do të organizojë testime plotësuese për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, testimi do të bëhet më 29 dhe 30 dhjetor nga ora 9:30 deri në orën 13:00.

Marrja e mostrave të hundës dhe fytit do të bëhet në baza vullnetarët për qytetarët që dëshirojnë të testohen me metodën PCR.

Në njoftim theksohet se procedura e marrjes së mostrave do të bëhet sipas protokolleve të IKSHPK-së nga ekipet me përvojë.

Teksa ka thënë se së fundmi ka rënie të rasteve të reja me COVID-19, IKSHPK-ja ka apeluar të gjithë qytetarët që të testohen për koronavirus.

Nga fillimi i pandemisë, deri tash në Kosovë janë regjistruar 50 mijë e 801 raste pozitive nga testimi i 180 mijë e 404 mostrave. 1317 persona kanë vdekur.