Arbëri

Në Tiranë zbulohet një bombë 500 kg e Luftës së Dytë, demolohet në mënyrë të kontrolluar

Foto: Facebook/Olta Xhaçka
 

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar se një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së Dytë Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në Tiranë dhe është zhvendosur në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.

“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit”, ka shkruar Xhaçka në Facebook. “Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”.