Arbëri

298 aktakuza ndaj politikanëve që nga shpallja e pavarësisë, prin PDK-ja

 

Në bazë të monitorimit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi janë identifikuar 298 raste kur sistemi i drejtësisë ka ngritur aktakuza ndaj politikanëve në nivelin qendror dhe atë lokal.

Këto u bënë të ditura gjatë publikimit të raportit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, me temën “Politikë e Kriminalizuar”. Ehat Miftaraj nga IKD-ja ka sqaruar se nga 298 raste, 70% prej tyre kanë qenë kur politikanët ishin në pozita zyrtare ndërsa 30% kur nuk kanë qenë në pushtet.