Arbëri

Qeveria: S’ka të dhëna se në rrugë zyrtare kanë hyrë vaksinat anti-COVID nga Serbia

 

Tek një ditë pas raportimit se Serbia ka dhënë vaksina anti-COVID në veri të Kosovës, ka reaguar Qeveria e Kosovës. Sipas saj, të dhënat nuk tregojnë se në rrugë zyrtare kanë hyrë këso vaksina. Ka paralajmëruar masa se nëse kanë hyrë ilegalisht do të merren masa.

“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në bazë të informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare - legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit. Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra”, thuhet në njoftim të Qeverisë.