Arbëri

MI-ja njofton se të gjitha rrugët në Kosovë po mirëmbahen dhe janë të kalueshme

MI-ja njofton se të gjitha rrugët në Kosovë po mirëmbahen dhe janë të kalueshme
Foto: MI
 

Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar për gjendjen e të gjitha rrugëve të Kosovës.

Sipas MI-së, në pothuajse të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës është bërë shpërndarja e kripës, si preventivë ndaj krijimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese, shkaku i mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0). Pavarësisht kësaj, rrugët e këtij rajoni janë krejtësisht të lira për qarkullim.