Arbëri

Qorrolli: Hoti nuk ka qenë asnjëherë kryeministër, atij t'i referohemi si kryeministër në detyrë

Juristi dhe analisti politik Vigan Qorrolli në emisionin Desku në KTV ka thënë se Avdullah Hoti nuk ka qenë asnjëherë kryeministër dhe atij duhet t’i referohemi vetëm si kryeministër në detyrë.

“Z. Hoti do të konsiderohet absolutisht si një kryeministër në detyrë, nuk mund t'i themi kryeministër në tentativë sepse kjo i bie aspekti dëshiror i zhvillimit të një ngjarje që lidhet me karrierën dhe synimet e tij, por procedura e invaliduar mbrëmë e një seance të tre qershorit nënkupton që z. Hoti, nuk ka qenë asnjëherë, dhe kjo është e zeza mbi të bardhë”, ka thënë Qorrolli.

Ai ka shtuar se vendimi numër 714 i Kuvendit i 3 qershorit 2020 nuk është në pjatueshmëri me paragrafin sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ka marrë 60 vota dhe nuk e ka atë domosdoshmërinë e 61-shit.

“Pika e më passhme e dispozitivit të aktgjykimit thotë se duke marrë parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas standardeve kushtetuese Gjykata e urdhëron ushtruesin e detyrës të presidentit të Kosovës për shkak të ezaurimit ose shterrimit të dy hershëm të dy mundësive kushtetuese të zgjedhjes së Qeverisë. Kemi pasur atë Kurti e cila është rrëzuar me mocion, dhe së dyti Qeverinë Hoti”, ka thënë ai.

Sipas Qorrollit aktgjykimi mbrëmë nuk ka hyrë në fuqi, ajo ka qenë vetëm një komunikatë për media që e ka shpjeguar pjesën kryesore të arsyetimit.